Çaste poetike me poeten:-Bjondina AGOLLI

Zemra e një Nëne!

———————————

Ka plagë që s’i sheh askush,

por zemra i mban pa zë.

Buzët buzëqeshin për botën,

ndërsa shpirti qan në heshtje.

Nëna nuk lodhet së pritur,

as nuk pushon së besuari.

Ajo numëron ditët me mall,

dhe netët i kthen në lutje.

Nuk kërkon mëshirë nga askush,

veç pak dritë në fund të rrugës.

Sepse dashuria e një nëne

nuk njeh largësi, as stuhi.

Dhe një ditë, kur dielli të ngrohë çdo plagë,

do të buzëqeshë edhe zemra e saj.

Sepse shpresa nuk vdes kurrë,

sa kohë një nënë vazhdon të dojë

/QendraPress/