Çaste poetike me poeten;-Bruna Gjoni PERVATHI

Tempull
——————
Nuk je thjesht dashni,
je tempull, ku shpirti jem gjunjëzohet pa pasë nevojë me u lutë.
Paqja që ma fal nuk ka nevojë për meshë,
as për kambana.
Ajo vjen çdo minutë tek unë si bekim
e bahet psalm…e bahet kryq.
E bahet shteg i bardh ku diejt më lindin në çdo zgjim
Ti m’ktheve në gruen që lindi prej shkumës së detit (Afërdita),
që fundoset përditë e nga pak në përqafjen tande.
E si fmi m’ban me besue se qirinjtë u ngjajnë yjeve,
m’ban me besue se edhe nji flakë e vogël drite
mundet me zhdukë terrin.
M’bahesh parajsa në tana herët kur e
humbi veten në dhemtën e dhimbjes…
Ani se bota më shemb…më përplas për tokë,
më kthen shpinën e m’i nxjerr dhambët si bishë e egër
e kur më duhet me gjetë rrugën…
me duer burri, vjen e ma butëson trupin tem prej ere.
Je tempull…..
jo prej guri…por prej fryme….
prej gjithçkaje të shenjtë që formëson
ftyrën e dashnisë së përjetshme….
…e më ban mue me u zgjue ..
.grue me ftyrë agu ..
/QendraPress/