Çaste poetike me poeten;- Dava NIKOLLI

DIMRAT E FATIT
——————————
Sa filloi të lulëzoi pranvera!
Diellin me dorë desha të kap.
Por pas shpine më shtynte era,
m’u ul dimri këmbëkryq në oxhak.
Sa filluan zogjtë duke kënduar,
shiu e breshëri i mbyllën në fole.
Degë e sytha në tokë u rrëzuan,
ç’kishte në bahçe ranë përdhe!
Të katër stinët dimër më vijnë,
retë e zeza i turren vrapit.
Qiellin blu anembanë ma nxijnë,
më lodhen fort dimrat e fatit! /QendraPress/