Çaste poetike me poeten;-Lola SHEHI

DUEL I HESHTUR…

————————

I thua pareshtur,

Je kaq e bukur!

Si sirenë deti lahet në sytë e tu

Ndërsa ti,

Si kampion i zhytjeve të thella

Ke nisur notin drejt detit të jugut…

Te fustani dallgë,

Ngritur përmbi gju…

E ke zhveshur të gjithën,

Pa e cikur as me majën e gishtit E shijon,

E vesh

E zhvesh me sy…

Mes kalimtarëve,

Në dritë të diellit

Joshur e magjepsur, të DY..

Përpiqet t`i vidhet shikimit tënd

Më kot përpiqet të maskoj hiret

T`i arratiset tundimit që po e çmend..

I ngjyrosen mollëzat…

 I kuqëlohen buzët….

Fillon të flasë kuturu…

Të përgjërohet me sy të përndezur

Mos të lutem!

Jo kështu!

Jo këtu…!

Ngre shallin…

Të mbuloj dlirësinë e zhveshur

Vështrimi yt i pabindur,

Rrëshqet edhe më poshtë,

Akoma dhe më guximshëm

Te këmbët përmbi këmbë…

 Harkuar shkujdesur…

/QendraPress/