Çaste poetike me poeten;-Hatixhe Çollaku ADEMAJ

Lumi dhe Jeta
(Gërshetat e kohës)
——————————-
Nga një shtytje që toka jep,
ndër guralecë, ujë buron i kulluar ;
lum ai që shkon te burimi,
aty etjen për ta shuar.
Tatëpjetë, me gurgullimë,
ledhaton gurët në udhëtim;
gërryen tokë e shkëmbinj të lashtë,
derisa kanionet bëhen kujtim.
Herë nëntokës humbet pa zë;
herë mbi tokë ecën në qetësi,
syri pyet se ku u tret,
ti kthehet dritës rishfaqet përsëri .
Është lumi, apo jeta ime?
S’e dalloj kush me kë udhëton.
Të dy derdhemi në të njëjtin det,
kripa dot shpirtin s’na ndryshon.
Pastaj ngrihemi lehtë si avull,
në gjirin e reve të kondenzuar,
rigëzohemi mbi tokë sërish,
shtigje të reja jetës për t’i mësuar
/QendraPress/