Çaste poetike me poeten:-Hamide AXHAMI

VAJZA NË DRITARE

————————–

Kur binte nata,

dhe heshtja mbulonte çdo çati.

Çdo gjë flinte në qetësi.

Por vajza e trishtuar,

ajo zgjuar rrinte.

Rrinte pranë dritares

Me sy të humbur, në errësirë.

Hëna i ndriçonte fytyrën plot mall.

Dhe zemrën e saj të heshtur,

dhembja po ja digjte ngadalë.

Ajo asnjë fjalë nuk thoshte.

E shikonte natën pa mbarim

Ofshama e saj,

në gjirin e natës u ngrit.

/QendraPress/