Çaste poetike me poeten;-Majlinda PAJAJ

Vjeshta ime e arratisur
——————————–
Ti je dashuria,
fjala e ngrohtë në brishtësinë e urtë,
je mengjesi, zgjimi i ëndrrave të mia,
magneti që më tërheq në mëndafshin e butë.
Je ti vjeshta ime e arratisur,
që vjen me erën e puthjes së zjarrtë,
je gjethi i artë që bie papritur,
mbi shpirtin tim të ngrohtë, si hëna në natë.
Dhe kur nata zbret mbi qetësinë time,
ti je drita që më zgjon pa zë,
si një yll që digjet në heshtje,
në qiellin ku zemra ime të njeh.
Je fryma që mbetet pas puthjes,
aroma e shiut mbi trëndafil,
je rruga ku humbas me dëshirë,
dhe arsyeja pse ende ndiej drithërimë.
/QendraPress/