Çaste poetike me poeten;-Violeta Zogaj TELAKU

Shiu i Majit

————————–

Lehtë e qetë bie shi

Sa bjen, sa pushon

Kudo e mbi gjithçka pikon

Gjith natyrën e freskon

Bjen mbi lulet që lulëzuan

Bjen mbi të mirin trëndafil

Bjen mbi gjethin e mugulluar

Bjen mbi barin e gjelbëruar

Rigë e shiut rigon

Çdo gjë përreth pastron

Bukurin e veçantin

Majit të bekuar ia shton

Posa shiu pak ndalon

Dielli rrezet I lëshon

Diell i butë, pa ashpërsi

Diell i Majit, për bukuri

Zogjë të azdisur

Fluturojnë me vrull, pa ndal

Rrugën njëri tjetrit pa ia pre

Për të ngrit fole të re

Shi I Majit plot freski

Në gjithçka jep gjallëri

Shi I Majit plot hijeshi

Tek të gjithë jep qetësi

Shi I Majit, i miri shi!

Mjeshtërisht më kthen në të ëmblën rini

Më kthen në kohën plot dashuri

Në kohën e artë pa djallëzi.

Loti perzihet se bashku me shi

Kujtoj gjithçka me nostalgji.

/QendraPress/