Çaste poetike me poeten;-Migel FLOR

TË DUASH…
——————–
Të duash…
është dhimbje patjetër;
… vërtetë “shkrep” një gjë të re
por fermenti..
del nga musht i verës t’vjetër
Të duash…
dhëmbshurisht dikë
është plasaritja e heshtur
është përgjërimi
që mban trishtimi veshur
Të duash…
duhet njomur qerpiku
I magjisë “gafore”
dhe stinën e mjaltit
ta shijosh mbi shtrat dëbore
Të duash..
Të duhet i thellë varri i shpirtit
Në ferr të kuq nga flakë me rreshje
Të ndërrosh tridhjetë e nëntë lëkurë
E vetëm tek njëra të ndjesh rrjepjen
Të duash është:
kur më roit magjia e syrit tënd
e malli pikon buzës
ndërsa ti i ngurosuri
të bëhesh “llavë” i Meduzës
/QendraPress/