Çaste poetike me poeten ;-Meri KUSI

UNË APO TI ?!
————————
Ty ‘ o mëngjesi im , të përket kjo aromë e
këndshme që endet në ajër ?!
Ky shkëlqim që ecën, i gëzuar, mbi supet e mia;
Ky fllad, që derdh gjethe si verë mbi qepallat e mia.?
Ti je ai që më mësove si ta shpalos gjumin e trëndafilave
mbi buzët e mia, dhe si t’i heq petkat e hijes nga gjoksi im,
që duart e tua të gjenin një jehonë të denjë për tingullin e
flautit.!
Ndaj mos pyet: Jam unë, apo këto degë,
që rrjedhin nëpër gjakun tim?
Jam unë, apo ti, që e formësove ajrin në buzët e një flauti?!
/QendraPresss/