Çaste poetike me poeten;-Migel FLOR

Inkuzitor

————————–

E burgosa inkuzitorin në qelinë

ku mbyllte viktimat e veta,

ku jeta vërtitet në spiralet e vdekjes..

Nuk desha te hakmerrem:

thjesht nga dëshira për të degjuar zërin e tij të ndërgjegjes.

Në vënd të kamzhikut i dhashë një pasqyrë,

e pashë si u skuq dhe u ndez si prush

sepse e vërtata nuk njeh kurrë mëshirë.

Të djeg më shumë se një turrë drush.

Filloi të belbëzojë

dhe gjuha ti shkurtohej

siç ua kish prerë dikur poetëve.

Në llumin e tij nisi të zhytej

dhe vështrimi ju err si terri i netëve.

E sheh i thashë pastaj ngadalë.

Natyrisht me tallje e qesëndi

Si ndodh kur lirisë i mohon fjalën

e zhyt në ferr dhe verbëri?

E riburgosa inkuzitorin një herë në qeli

Të shihte historinë që kishte

vrarë vetë ai..

/QendraPress/