Çaste poetike me poeten:-Migel FLOR

MALLI VDIQ I PARI

——————————

Në stacionin e kujtesës time

S’ka mbetur më asnjë tren.

Fryn vetëm një erë e ftohtë.

I ftohti, i akullti refren

Afruam trupat pranë njëri tjetrit

Ashtu siç bëmë atë mot

Por buzët ngelën prapë si të ndara

Dhe s’u bashkuan dot.

Një heshtje e nderë kishte rënë.

Akullsi, vetmi gjithcka mbuluar.

Ne të dy udhëtarë të panjohur,

Një psherëtimë mbi stacionin e vetmuar.

Më vonë trupat tanë ikën larg njeri tjetrit

Nëpër shtigje të largët vetmie

Si bardë të lashtë këngëvajtuar

Me një tufë shirash mbi krye

Mbi ballin tim flokët kishin heshtur,

As zogjtë s’cicërinin më me gas.

Ne ishim dy njerëz me trupa të humbur

Dhe s’bënim më dot hapa pas.

Në stacionin e vjeter me pluhur të hirtë

Hieroglife vizatonte janari.

Ne kishim kaq kohë qe kishim vdekur të dy

Por malli kish vdekur i pari.

/QendraPress/