Çaste poetike me poetin:-Rexhep F. MORINA

SHPËRFYTYRIM
———————————
Ngazëllimet mëngjesore të agimeve të bardha ndër ne,
Gojëkëqijtë i errësojnë me imazhet fiktive përmbi dhe.
Simbolet e madhështisë epike t’aspiratës sonë jetësore,
Shpirtzinjtë i përbuzin si sende arkaike, e jashtëkohore.
Gjakun që përskuqi tokën tonë të shenjtëruar lashtore,
Karagjozët kuislingë e baltosen me sjelljet jonjerëzore.
Përjetësimet e të rënëve për atdheun e lashtë arbëror,
Mercenarët i shpërfillën me euforinë e urryer si mizor.
Kapërcimin e sfidave në kohë dhe lartësimin e epokës,
Gungaçët hipnotik ëndërrues e quajtën mallkim i tokës.
Kujtesës së heroizmit historik, e të krenarisë burrërore,
Shpërfytyrim i bënë imagjinata e shëmtirave djallëzore.
/QendraPress/