Çaste poetike me poeten:-Naxhije DOÇI

VALËT TUAJA MITIZIM I JETËS

(Poezi për lumenjtë Drini i Bardhë e Drini i Zi)

———————————————————–

Ti o Dri i Bardhë

gjarpërimit të dehur lozonjar

vjeshtë e dimër pranverë e verë,

shekujve në pambarim,

valet tuaja mitizëm i jetës

shkumbëzuar në thepisje shkrepash

me pejsazhe të derdhura hirësie

dhe fushave të paskaj

jehun magjik për ta puthur në ballë.

Agmive me buzëqeshje rrëzëllimi

dhe mbrëmjeve të meditimit të heshtur

flakërimin në dridhje melodish himnizuar

për një baladë

rrënjëve të lashta të dheut arbëror

ekstazave lirike me gjelbërime praruar.

Në ty flakërijnë dashuri të fshehura

ngjyrërash ylberore në pikturim

në përqafim njëjtësie si një mrekulli

valësh sublime të Drinit të Zi

frymëzim vargëzimi i paparë

qëndisur edhe në poezi.

Shkëndijë me nimfën e legjendës në gji

pulëbardhave në fluturim

që lindje e perëndim mbajnë në krah

kush ua prishi uverturën e stinëve?

Ti o Dri i Bardhë – Ti o Dri i Zi

krejt lashtësi e krenari, si një mrekulli

në mbretërinë e universit të dalldisur

hulumtoj ritme shpresash të pashuara

që vegimin për ju ta vazhdoj gjer në amshim,

ndoshta kështu i kuptoj më mirë

rrugëtimet tuaja

nëpër thellësitë e rrënjëve të mia.

/QendraPress/