Çaste poetike me poetin:-Enver N,REXHAJ

NËSE HESHT NJË DITË
——————————-
Në shpirt kam ndjenja, në zemër kam mall,
në buzë kam heshtje, në sy kam një fjalë.
Të dua në natë, të dua në agim,
të mbaj në zemër, në çdo frymë, në çdo kujtim.
Më dhemb kjo heshtje, më djeg ky kujtim,
më zgjon çdo natë, më fik çdo gëzim.
S’të them dot “të dua”, ndaj hesht pa pushim,
por zemra të thërret në çdo rrahje,
në çdo tingull, në çdo dëgjim.
Por nëse hesht një ditë,
do të thotë se s’kam më
as zë, as shpirt, as kthim.
/QendraPress/