Çaste poetike me poeten;-Rezarta GAGANI

SHENJA
—————
Pas çdo gërmimi në heshtje
mbetet një shenjë.
Zhurmat, hapat, rëniet
bien dhe treten.
Por kjo shenjë që mbetet
është tradhtia ime e vetme ndaj harresës.
Më rëndojnë gishtat mbi letër,
nga frika se do të qëndrojë.
Çfarë fiksohet këtu,
nuk kthehet.
Pushteti nuk lindi nga tehu,
por nga fjala që mbeti.
Kam parë emra të mëdhenj
të treten në pluhur,
ndërsa një rresht i thatë llogarie
vazhdon tu marrë frymën
atyre që vijne pas.
Shkrimi nuk është lavdi.
Është gozhdë në murin e kohës.
E lodhur nga fjalët,
kam ndërtuar një kafaz.
Ai që lë shenjën
i heq botës të drejtën për t’u korrigjuar.
Flas pak, sepse çdo fjalë e hedhur
është peshë e shtuar mbi
diçka që nuk më përket më.
Dhe kur të mos jem, nuk do të mbetet
gruaja që isha, as zëri, as qëllimi.
Do të mbetet kjo shenjë.
Dhe do të mjaftojë.
-Rezarta Gagani
/QendraPress/