Çaste poetike me poetin;-Vaso PAPAJ

Ashensori

———————-

Shtypa tetën, lart u ngjitëm.

Shtypa zeron, poshtë, silur.

Këto minuta në kabinë,

S’ doja të mbaronin kurrë.

Shtypa tetën, buzët ngjitur.

Shtypa zeron, tatëpjetë.

Doja dhjetën, kishim zbritur.

S’kishas dhjetë, as tetëmbëdhjetë.

Dy pëllëmbë kabina jonë.

Ne të dy, një trup, të ngjitur.

Ç’ishte tërë ky emocion?…

Në parajsë ne kishim mbërritur.

/QendraPress/