Çaste poetike me poetin;-Nexhbedin BASHA

MOS U TUT, HE BURRI MOTIT

Poemë për Mëmëdheun

——————————–

Mos u tut, he burri i motit,

jena gjaku i Kastriotit;

kemi lindë në këto troje,

nën këta lisa, Fole shqiponje.

Mos iu afroni trollit t’parëve,

se për besë kena me u kallë;

n’këmbë do çohen fush’ e mal,

jemi shkëmb i fortë si strall.

Ju që flisni për plagët e motit,

mos harroni amanetin e t’parëve;

jena n’rrënjë Iliriane,

Fis e rrënjë arbërore…

Jam Shqipëri, jam Kosovë,

t’lidhuna si mishi me thoin;

si dy krena të Shqiponjës,

një zemër rreh në këtë tokë.

Nga Presheva n’Malishevë,

nga Ulqini deri n’Tivar;

aty ku flet kujtesa jonë,

n’Çamëri gjaku s’është tharë.

Molla e Kuqe thërret Sharrin,

jehon zani ndër shekuj e mote;

që nga koha e Bardhylit,

rron kujtesa në këto troje.

Në këto troje ku lindi liria,

historia u shkrua me gjak e dritë;

kufijtë i ndërroi era e moteve,

por rrënjët s’u shkulën kurrë.

Në këtë dhe, në këto troje,

një popull i lashtë ngriti folenë;

stuhitë erdhën, stuhitë shkuan,

por rrënjët mbetën përjetë.

Të lig’t duan t’na përçajnë,

por ne jena t’lidhun si shkëmb;

jemi kalitë n’flakë t’barutit,

emni ynë rron n’Shqiponjë.

Kush kërkon të na prekë rrënjët,

le ta dijë, zgjon shqiponjën;

shqiponjën që rri n’flamur,

rojtare e kombit tonë…

Jam shqiptar, zot e bujar,

jetoj n’këto troje që i kam si fe;

për komb e për flamur flijohem,

për vatan e për Atdhe…

Jam gati me u ba hi,

për liri e për nder;

— thotë arbnori ndër mote —

është amanet i të parëve:

që u betuan për Mëmëdhe.

Këto rrënjë të lashta sa toka,

që ushqehen me këtë dhe;

më dhembin thellë në zemër,

jam arbnor deri në deje.

“Kurrë Shqipni s’kam me t’harru,

edhe n’vorr kam me t’përmend…”

“Amaneti i Fishtës,

poetit të madh të dhembjes e dashurisë,

Udhërrëfyes i shqiptarisë.

Kur fryn era mbi bjeshkë t’larta,

jehon zani n’çdo vatër t’lashtë;

gjuha e flamuri janë të arta,

Amanet që na mbajnë bashkë….

Sa t’ket diell mbi këto male,

sa t’ket hënë mbi këtë tokë,

shqiptari rron me nder e besë,

Për atdhe, Gati të vdesë.

O ju burra, djem si lisa,

Baca Adem ju thërret: ku jeni?

Mos harroni gjakun e t’parëve,

n’lartësitë e shqipes gjithmonë qëndroni.

Për këto troje gjak është derdhur,

n’pëlhurën e flamurit kuqezi;

gurët flasin, muret heshtin,

zani shqip jehon n’Arbëri.

O ju bij të kësaj toke,

ruajeni gjuhën e krenarisë;

se amaneti i të parëve,

është bashkimi i shqiptarisë.

/QendraPress/