Çaste poetike me poeten:-Majlinda PAJAJ

Ah, moj botë

————————–

Ah, moj botë, moj nënë e shkretë,

sa stuhi ke në kraharor,

mban në sy një lot të fshehtë,

mban në shpirt një brengë të rëndë.

Pse i mbyll dritaret e shpirtit,

pse s’e lë dhimbjen të dalë jashtë?

Mos vallë je lodhur prej udhëtimit,

ku pas dimri çel një lule prapë?

Mos i lidh duart në pritje,

mos e shuaj shpresën në gji,

se pas natës vjen agimi,

dhe një dritë do të vijë te ti.

Se dhe shpresa ka një lutje,

që në heshtje ngrihe lart,

dhe kur jeta të vë në udhëkryqe,

zemra gjen një shteg të artë.

/QendraPress/