Çaste poetike me poeten :-Zoica Gjolla POPI

Qeshja në diskun e hënës

———————————-

Sa qesha me shpirt

në natën lozonjare

ç’u ngjit kumbimi

lart në diskun e hënës!

Merreni në një të qindtën

e sekondës në kohën tuaj

në momentin e këndshëm

vetëm ngrini kokën lart!

Aq ishte.

Ju dollibashë

në avullin e ngrohtë

te përcjelljes së pikes

së parë të rakisë

ashtu çakërqejf…

ngrini dolli

për të qeshurën e diskut të hënës!

Aq ishte!

Se dhe vetë buzët

janë dy disqe hëne

në fjalën e ëmbël

brenda të gjitha dashurive..

Si lum ju

me hënën e qeshur

i gjithë universi

është juaji!

Ç’paskemi për të bërë be

për të qeshurën

e diskut të hënës!

Aq, qenka!…

/QendraPress/