Çaste poetike me poeten :-Katerina BARBIERI

Mall për lagjen time

———————————-

Malli mua më ka mar,

për të shtrenjtën lagjen time,

ku kalova fëmijërine,

tek u rrita me mundime…..

Ishte e varfër lagjia ime,

por atë un shum e doja,

dhepse luaja me kuklla lecke,

oh sa shum sa shum gëzoja

Ajër t’pastër kisht ajo,

ishte larg nga qyteti

erë e lulediellit të pjekur,

veç në qendër mbeti

Shtëpi të reja me dy kate,

lagjia ka ndryshuar,

por në fushëzën çelur lule,

gjurmët ,zërat ,jo s’jan shuar

Njerëz si ato aq të mirë,

në asnjë vënd s’kam gjetur,

fjalē e tyre xhevahir,

Një kujtim vyer ,pavdekur

Dhe profum I dashurise,

thellë në gji m’ka mbetur ,

malli i madh që kam për të ,

asnjëhere s’është tretur!

/QendraPress/