Çaste poetike me poetin;-Llesh GJOKA

FRYMË JETE
————————-
Një shtëpi e madhe, e xhamtë
E ndërtuar bukur, plot hire.
Brenda shkëlqimit të rremë të saj
Frymon e vetme një hije.
Prek xhamat me gishtat e mardhur.
Lëviz nëpër shkallë e përhumbur.
E dukshme është veç hija.
Perlat e shpirtit larg kanë emigruar.
Një hije që shtron tryezën
Mbi karrige vendos ca lule.
Ku janë fëmijët e zemrës?
Që i rriti me mund dhe pekule.
Një shtëpi e madhe, e xhamtë
Një shtëpi e madhe bosh nga brenda.
S’ka frymë ta mbaje gjallë
Ta mbajë në këmbë pa u shembur.
/QendraPress/