Çaste poetike me poetin;Beqir M.CIKAQI

AJO ISHTE …

—————————

Sot heshtën fjalët në Prishtinë

derisa dhembja mbështillet me zi

një bijë e Kosovës shkoi në amshim

por la pas emrin me shumë biografi

Ajo nuk ishte vetëm thjesht mjeke

që plagëve iu afronte shërim

ajo ishte gjithashtu edhe një poete

që vargjeve u epte shpirt e frymëzim

Ajo ishte zëri i nënës së përvuajtur

dora e shtrirë drejt fëmijës në nevojë

humaniste e dëshmuar në ditë të vështira

grua që nuk u përkul para asnjë rreziku

E morën pa të drejtë në pranga

kur e mbyllën në errësirën e ftohur

por bindjen nuk mundën t’ia burgosnin

e as dashurinë për Kosovën në zemër

Ato i mbeten të ruajtura në kujtesë

në grumbuj librash që i ruajnë e flasin

për historinë e shkruhet me gjak e djersë

në vargjet e skalitura që kurrë nuk vdesin

Lamtumirë e pusho e qetë Flora Brovina

bijë e Drenicës edhe grua e Kosovës

le të të mbulojë dheu i atdheut

si një nënë që përqafon bijën e vet

/QendraPress/.