Çaste poetike me poetin;Qazim THAÇI

Ruaju harrimit

————————-

Ruaju harrimit se bëhesh fletë e zverdhur vjeshte.

E dhembjen mund ta lësh pa lamtumirën e fundit.

Buzëqeshjen peng mos e le se dashuria vdes para kohe.

Ruaju harrimit se porosite e bukura prindore bëhen pelin.

Në degën e tharë mos kërko çerdhe të dallëndysheve.

As ne rrugën larg atdheut mos kërko lumturi e as dashuri.

Ruaju harrimit se  bregut të Drinit,të pret kodi i besës.

Kur për sytë e sajë,kjanë si për sytë e Nanës që ta dha frymën.

Ruaju harrimit se emrin mund ta lësh peng të kujtimit.

E dashurinë ta kesh etje përgjithmonë krojeve pa ujë.

Ruaju harrimit ……ruaju harrimit e mësoje si shenjtëri

/www.QendraPress.com/