Deliu: Do të ketë dinamikë të re opozitare për t’ia shkurtuar mandatin kësaj qeverie

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu thotë se do të ketë dinamikë të re opozitare për të shkurtuar mandatin e Qeverisë Kurti. Kështu deklaroi Deliu në një prononcim për GazetaBlic duke theksuar se, Qeveria Kurti e ka stagnuar vendin në të gjitha fushat.“Do të ketë dinamikë të re të angazhimit opozitar për të ja shkurtuar mandatin kësaj Qeverie, e cila nuk po qeverisë, por e ka stagnuar vendin në të gjitha fushat”, tha DeliuTutje Deliu shtoi se, aktualisht votat për rrëzimin e Qeverisë së Albin Kurtit nuk janë, por thekson se, do të ketë angazhim nga ana e tyre për ta kthyer legjitimitetin tek qytetarët.“Votat për ta rrëzuar Qeverinë, aktualisht nuk i kemi. Mirëpo, kjo nuk do ta ndalë angazhimin tonë për ta kthyer legjitimitetin tek qytetarët”, tha Deliu.