Djali në Prizren ia demolon zyrën babait, ky i fundit e raporton në Polici

Është arrestuar një person në Prizren, pasi dyshohet se në gjendje të dehur e ka demoluar zyrën e babait të tij.Rastin e ka raportuar babai i të dyshuarit.“DHUNË NË FAMILJE- Prizren 26.03.2023-00:57. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur, dyshohet se ka veprën e cekur, duke demoluar një zyrë që gjendej brenda shtëpisë-pronë e ankuesit mashkull kosovar, babait të tij. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar edhe një sasi të vogël substancë narkotike 0.7 gramë marihuanë dhe 0.3 gramë heroinë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia.