Dreshaj i AAK-së: Shpresojmë që në shtator do t’i kemi numrat e mjaftueshëm për rrëzimin e Qeverisë

                              Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, tha se janë duke punuar dhe negociuar me pozitë e opozitë për rrëzimin e Qeverisë Kurti.Ai tha se shpreson që në muajin shtator do t’i kenë numrat e mjaftueshëm për të filluar me procesin e mocionit të votë besimit.“Ne e kemi filluar këtë proces, dhe mendojmë që është njëri prej mekanizmave demokratik se si ndërrohen qeveritë, të cilat nuk kanë përformancë të mirë. Për këtë nevojiten numra, ne jemi duke punuar për numra dhe shpresojmë që brenda muajit shtator do t’i kemi numrat e mjaftueshëm për të filluar procesin e mocionit, pra të rrëzimit të kësaj qeverie. Momentalisht, jemi duke punuar, jemi duke punuar si me opozitën, ashtu me pozitën që të kemi numra të mjaftueshëm votash dhe të shkojmë në atë mënyrë që mocioni të jetë i suksesshëm”, tha ai në TV1.