‘’EDHE KOSOVA KA DISNEY’’

                   Më datë 1 Qershor 2022 në Prizren, nga ora 19:00 deri në orën 21:00 në mbështetje të Drejtorisë së Arsimit organizohet festival me rastin e ditës së fëmijëve. Jo të gjithë fëmijët e Kosovës kanë mundësinë të shohin nga afër personazhet e Animuar të përrallave, ose të vizitojnë nga afër qytetin e përrallave ‘’DISNEY LAND’’. Për herë të parë në Kosovë po organizojmë Festival madhështor për fëmijë në Prizrenin tonë të bukur. Festë magjike me program argëtues dhe animues ku do të përcillen shumë mesazhe rreth të drejtave të fëmijëve dhe barazisë duke përquar mesazhin e dashurisë dhe paqes

. PROGRAMI: Shfaqja e Personazheve të DISNEYT-LAND, Kërcime në Grup, Lojëra Skenike, Muzikë Live dhe DJ, Pantonime, Hapësira e Sponzorëve, Momenti i Fishekëzjarreve.