Epopeja e UÇK-së përfundon sot me natën e zjarreve

0

Manifestimi i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përfundon sonte me natën e zjarreve në Prekaz, transmeton Insajderi.Ky manifestim nisi më datë 5 mars, ku fillimisht në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës ora e parë mësimore iu kushtua Epopesë së UÇK-së, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri.Po në të njëjtën ditë janë mbajtur seanca solemne nëpër të gjitha Kuvendet Komunale, është hapur ekspozita “Kujtesa e Kosovës – Adem Jashari – rrëfime për të bëmat dhe heroizmin”, në Bibliotekën Kombëtare.Njëherësh është mbajtur parada e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë.6 marsi ka nisur me homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz , ekspozita me fotografi, si dhe ka përfunduar me një akademi përkujtimore në Prishtinë.Ndërsa, më 7 mars janë paraparë të mbahen një turnir në shigjetari në Skenderaj dhe një tjetër i shahut në Prishtinë.E duke nisur nga ora 17:45, mbahet manifestimi Nata e Zjarreve, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz për të vazhduar me një koncert pa praninë e publikut në Stadiumin e futbollit në Skendera

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *