Foto me përmallim e plotë krenari……..

0

Nga arkivi i dërguar nga Skënder Morina, nga Gjermania, mësojmë se këtë foto arkivore  në natën e përgatitjeve të zgjedhjeve të para demokratike të  Kosovës  në vitin 1992,kur në odën e  veprimtarit të palodhur të  çështjes atdhetare Mehmet Kalimashi e  kemi bërë si kujtim që  edhe sot, me përmallim kujtohet dhe me krenari, Në  këmbë  fillon më  veprimtarin Mehmet Kalimashi, burrë që i ka dhënë shumë Kosovës tash më nuk është në jetë. Pastaj  vije  Hysni Hoxha ,intelektual i palodhur  në  synim të lirisë. Salajdin Braha/Baca Salë/ nënkryetar i degës së LDK, burrë i sprovuar me shumë dashuri për lirinë e Kosovës, që mungon Kosovës Skënder  Berisha   veprimtar politik më vonë komandant i UÇK-së  tani më  nuk është në jetë .Osman Çerreti  veprimtar politik. Në luftë  i njohur si komandant’’Çuni’,i palodhur në ideale të lirisë. Qazim Thaçi , veprimtar  politik dhe  kandidatë  atëbotë për deputet në Përdrini. Bahtjar Kalimashi veprimtar   e atdhetar tani më punë jashtë  Kosove.,Ulur, Tafil Kalimashi  atëbotë veprimtar i FR të LDK  dhe  veprimtar i dalluar. Sadri Thaçi veprimtar i dalluar i shumë lëvizjeve atdhetare të kohës, tani jashtë Kosove .Ethem Thaçi veprimtar i dalluar  i Këshillit të Financave dhe  i dalluar   si atdhetar,i mungon Kosovës,Feriz Kalimashi atbëbotë kurbetçar   tani më nuk është në jetë, Fadil Berisha  anëtarë i FR të LDJ dhe  veprimtar i të rinjve dhe Shemsedin Thaçi  kryetar i FR  dhe veprimtar i dalluar  i shumë aktiviteteve  të kohës./qendrapress.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *