Fryma poetike e së dielës me poeten;- Age Bilani LUKA

E pyeta heshtjen…

——————————–

Me heshtjen time te pyeta o heshtje ty!

Çfarë fsheh ti që fjalët nuk m’i tregon?

Te pyeta ty heshtje, pse heshtje!?

A je përgjigje a pyetje ti vetë?

Me heshtje te pyeta që të më përgjigjesh ti

Kur hesht zemra çfar flet shpirti!?

E pyetje te bëra unë perseri çfarë je o heshtje ti!?

Ti a je forcë frikë apo mençuri?

Ti heshtje më thuaj a lëndon a vret më shumë

 se fjala që njeriu me zë e flet?

Ty heshtje dua ta di a të degjon njeri?

Zëri i ndërgjegjes a mund

 te dëgjohet me ty heshtje?

Si të kuptojmë më mirë një njeri

me fjalën e folur, apo me shikimin e heshtjen e tij?

Të shumt janë ata njerëz qe nuk

dinë të të përdorin o heshtje ty,

dhe thonë fjalë pa kufi.

Për ty, o heshtje, një gje e mësova

nga paraardhësit e mi

: “Ti thjeshtë je flori”

/QendraPress/