Fryma poetike e së dielës me poeten;-Arsinoi Zenko KALLXO

Roman i pa lexuar

——————————-

Me zhgënjimin therri shpirti

Aty kishin mbetur ca grimca të vjetra

Pastaj me kohën u ndryshk ëndrra

Dhe zemra kish veç pritje të shterpa!

Ishte koha kur loti thahej mbi buzë

Ti erdhe si johenë kumbuese therëse

Po ç’deshe që mallin ma zgjove sërish

Dashurinë se dija çfarë emër kishte!

Unë, romani i pa shfletuar ndonjëherë

Gjurmët e gishtrinjve tënd lexoja

Mbi çdo faqe të librit që prekje

Një histori kisha të shkruar!

Kur erërat stuhi filluan të sillnin

Dhe natyra shpesh herë egërsohej

Ashtu dhe xhani im u ngrys

Me perëndimet ëndrrat mi morre!

Gënjeshtrën e lodhur e qëndise bukur

Dije ti vije ngjyra të qeshura

Por une isha mësuar të shqepja të vërtetat

Majë gishtrinjëve të ledhatoja ndjenjat!

Doja,dhe prap dua, po po dua unë

Të jem po njësoj,si die bashkë me ty

E vërteta ishte se krahët u çelen prap

Dhe unë nuk doja të fluturoja diku!

Se di kur vjeshta të trokase në kohë

Dhe unë me verën dua të qëndroj

Kur gjethet të jenë zverdhur në livadhe

Unë dashurinë do të kërkoj!

E nëse ti do jesh tek unë poshtë krahëve

Mi përkëdhel supet lehtë dhe shtrëngo

Se paqja ime më e madhe

gjendet gjithmonë aty bashkuar me krahët e tu!

/QendraPress/