Fryma poetike e së dielës me poeten;Taena MATA

Natën të pres gjysmë e zgjuar

——————————————-

luftoj për ty o ëndrra ime

me gjithë fuqinë e shpirtit tim

luftoj tek ty për të arritur

papushim papushim

natën të pres gjysmë e zgjuar

ti bën gjith’çka unë dëshiroj

ditën si hënëz’ ohh ç’më largohesh

unë të kërkoj

për ty luftoj

s’qenka e lehtë për të fituar

mbi ty e adhuruara ëndrra ime

u dashka kohë u dashka kohë

por unë nuk epem

në luftime

koha nuk ndalet ajo vrapon

më flet dhe është në anën time

ndonëse më lodh, her’ herë lëndon

tek unë do të sjellë

o ëndrra ime… !

taena

/www.QendraPress.com/