Fryma poetike e së dielës me poetin;Hekuran HALILI
![](http://qendrapress.com/wp-content/uploads/2023/12/hekuran-halili.jpg)
Kam nis të bëhem një det
———————————-
Agoi plot dritë kjo ditë ,
Drit’ e agimit gjithçka nis e zgjon,
Edhe gurin ,edhe lulen, edhe drurin,
Që nisin e lulëzojnë,
Veç lumin jo, veç detin jo,
Se lumi dhe deti s’flenë asnjëherë…
Edhe mua, si lumin ,si detin,
Dritë e agimit zgjuar më gjen,
Mos ndoshta kam nis të bëhem një det,
Ku heshtazi në të po zhytem, po mbytem,
Me dëshirë edhe vetë?!…
/www.QendraPress.com/