Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Behare NEZIRI

Aroma jote
———————
Kur s’je,
nuk është mungesë
është heshtja që flet me aromën tënde.
Ajri mban një gjurmë të fshehtë,
si fletë trëndafili
në gjoksin tim të zbrazur.
Bluza jote varur pas shpresës,
çarçafët e paluar nga nata,
ende më përkundin me ty.
Frymëmarrja më bëhet lutje,
era të sjell ty përsëri,
si një kujtim që s’guxon të tretet.
Dhe unë,
e mbështjellë në të padukshmen tënde,
të dua
në çdo aromë që zgjat më shumë
se vetë mungesa.
/QendraPress/