Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Katerina BERBIERI

Shtatori
—————————
Mu trazuan kujtimet në këtë ditë shtatori ,
nostalgjia dhe malli morën udhë,
Me freski e gjethe mbushur plot oborri,
gjimnazistet ,derdhnin buzëqeshjen me nur
Mbledhur maturantët grupe-grupe,
dukeshin sikur botën kishin në duar ,
flladi i vjeshtës si një frymëz reje ndukte,
emrat e tyre asnjëhere s’i kam harruar
Me padurim prisnim tingujt e ziles së pare,
përqafimet e të qeshurat nuk kishin mbarim,
derdheshin në oborr si njē blu ujvarë,
si lulet e mollës mbetën një magjik kujtim
Se fjala gjimnazist ësht vërtet një emocion
e mbolla ,e ujita në shpirt këtë emër,
është si një yll polar që në qiell ndriçon,
është perlë preciose që e mbaj në zemër!
/QendraPress/