Fryma poetike e së mërkurës me poeten:-Mirishahe ELSHANI

MË I BUKURI EMËR
( GJ. K. R.)
——————————–
Dhe një mëngjesë pa zbardhur drita
Shpirti i saj fluturoi mbi ret
Dhe kur s’është buzëqesh ndër ëndrra
Zëri i saj aq shumë i qetë
Në vetminë e varrit jam
Zemra seq m’u ndalë
E fjala më mbeti e tharë
E dhimbja sa një det me dallgë
Atë ditë kur i mbylle sytë
Pikëllimi im bën dritë
Për plagët e tua
Për dhimbjet e mija
Sa herë të më zhuritetë zemra nga malli
A zgjohesh ti nga varri
Të m’a puthish ballin
Ca pika loti më ran
Dheun tënd lagur e kam
Derisa jam gjallë
Në zemër të kam
Pranë teje marr frymë
Me fjalën tënde të gjallë
Emri më i bukur në botë
Nënë moj e shtrenjta Nënë.
29/08/2026
/QendraPress/