Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Laureta MALAJ

Një tingull i largët që e solli vjeshta !

Ja erdhi vjeshta, me gjethe të artë ,
në çdo cep të rrugës shtrihet si kartë .
Me frymë të freskët që ngjyron çdo degë ,
dhe lulet e verës zbehen ngadalë në breg .
Përgjatë rrugicave të mbushura plot,
rrokullisen gjethet në një kërcim të ngrohtë.
Si valë të arta që përplasen në erë ,
në lojën e stinës që pikturon çdo ferrë.
Era frynë ngadalë, mbush shpirtin me mall,
një tingull i largët si dallgët me valë .
Rrugët që dikur ishin mbushur plot,
tani presin të heshtura, të mbuluara me lot.
Por dhe kjo vjeshta, ka një magji të fshehtë,
në ndryshkjen e artë ,gjejmë forcë për k’të jetë .
Në çdo rënie gjethesh ,çdo humbje dhe ngritje ,
është premtim i një pranvere ,një shprese në pritje
/QendraPress/