Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Linda BASHLLARI

DOJE
————————–
Doje shpirt që ta humbisje,
Ndjenjën që jetuam vite,
Dashurinë edhe respektin,
E shkërmoqe brenda dite.
Me fjalorin e baltosur,
Që përmban çdo fjalë që thua.
Vazhdon ende t’më godasësh,
Dhe t’më vrasësh zemrën mua.
Fitimtar edhe i lumtur
Me gjithçka që ke arritur.
I krenohesh sonte botës,
Me ndryshimin e papritur.
Mendon se një burrë me klas,
Sillet poshtërsisht si ti.
Por harron se nga ka ardhë,
E ka femra në shtëpi.
Që një ditë bëmat e tua,
Për risk Zoti ti bën plan.
Tek ato që më shumë dhemb,
E s’ke më se nga ja mban.
/QendraPress/