Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Migel FLOR

Trokas
————————-
Në rrënjët e tua
nënë,
unë çel përsëri.
Trokas
te dera ime e moçme….
ma njeh ende pulsin.
Përditem
si takija
e lutem mbi ballin tënd…
Më fal
edhe një jetë të vogël
sa ta shoh
diellin e rënë
tek mbin
nën qepallën e tokës..
Dua…
si rrënjë
të kthehem
tek ty..
të të rimbjellë përsëri
/QendraPress/