Gjakun e derdhur për Liri, ç’doher duhet t’a kujtojmë dhe kurrë mos t’a harrojmë…!

Shkruan Petrit Dibrani

Të verbuar dhe të kuturisur, po tentojnë UÇK-ës, për ta braktisur….! Ushtria Çlirimtare e Kosovës, është simboli kombëtar shqiptar! Luftëtarët e UÇK-ës, me gjakun e tyre të derdhur për Liri, ata krijuan histori. Disa shqipfolës, të ngrefosur dhe kapardisur, s’kanë mundur dikur as me paramendu, se çlirimtarët UÇK-ës munden, armikun vrastar, kriminel, shovinist, barbar serb me e luftu. “Gjakun e derdhur për Liri, ç’doher duhet t’a kujtojmë dhe kurrë mos ta harrojmë”!… Tani është shumë e lehtë, ta nxjerrësh gjoksin i ngrefosur dhe vetëm të kritikosh; madje në rastet më të rënda edhe të mundohesh të injorosh. “ Nuk e di, s’po kupotoj “!…. Për fatin tonë të keq, disa nga bashkëkombësit tanë shqiptarë, e kanë humbur toruan; po shkruajnë pa mendu krejt kuturu, të kuturisur dhe të vërbuar, po mundohen edhe gjakun e derdhur për Liri, për ta mohuar. JO, s’do munden!…. Trojet shqiptare, të ndara dhe coptuara, në 6 – pjesë, kanë pasur dhe do të ken, djem e vajza dhe burra e gra dhe s’do lejojnë, që gjakun e derdhur për Liri, të tjerët t’a injorojnë. Trojet shqiptare, të coptuara dhe të ndara, nga luftërat e shkaktuara nga pushtues të ndryshëm vrastar dhe barbar, disa shqipfolës ende s’i kanë mbushur mend; e çuditshme!….. T’iu kujtojmë! Çlirimtarët e simbolit, kombëtar shqiptar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me gjakun e tyre të derdhur për Liri, kanë krijuar histori. S’duhet kurrë të harrojmë, ç’doher të kujtojmë dhe fëmijëve tanë, t’iu spjegojmë, si arritëm armikun tonë shekullor, nga trojet tona ta dëbojmë. Tani është shumë e lehtë, të mundohesh me injoru, po dikur shumë e vështirë, rreth simbolit kombëtar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me u rreshtu, ballë për ballë, armikun shekullor, kriminel, barbar, shovinist serb, me e luftu dhe nga trojet tona me e dëbu. Simboli kombëtar, shqiptar UÇK-ës dhe tentimi, për njollosjen e luftës së shenjtë, për Liri – Barazi – Demokraci dhe Shtetëndërtim.Në vend, se të krijohet doracak, për luftën e simbolit, kombëtar shqiptarë UÇK-ës, disa….Vetëm të mendosh, e lëre më të shkruash! ‘Mos na e çani b**ën‘, se nuk po gjykohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës, është fjalor i ndyrë dhe i pamoralshëm.Shkrimet e disa, intelektualëve njerëz të penës, jo vetëm që krijojnë huti, brenda shoqëris, po janë shkrime të padrejta, të pamoralshme, të pista, të ndyra dhe të pandërgjegjshme. Intelektualët me fjalor të pështirë, s’munden të shkruajnë, doracak për simbolin kombëtar UÇK-ës, se e kanë mendjen te pozitat zyrtare shtetërore dhe me fjalor të pështirë, s’ka mundësi të shkruhet, doracaku! Fjalori i disa, intelektualëve i neveritshëm i pështirë….Ç’ka nënkuptojn, shkrimet me fjalë të pista, të ndyra? Qytetarët duhet ti vlerësojnë, shkrimet e tilla!Intelektuali dhe publicisti, kinse i njohur! Komenton dhe shpërndanë, njoftimin e Prokurorisë Speciale për aktakuzën, ndaj Presidentit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaqi dhe ish Kryetarit të Parlamentit të Republikës së Kosovës dhe Kryetarit të PDK-ës, z. Kadri Veseli.Komenti! “Një fillim dramatik i çlirimit nga kapja e shtetit” Këta intelektual, me këtë fjalor, të shkruajnë doracak….. As që e kanë në mendje, ndoshta frigohen nga lufta e pastër dhe e drejtë e çlirimtarëve – UÇK-ës. Intelektualët e vërtet! Janë të detyruar, që me shkrimet dhe veprat e tijë, të jetë udhërrëfyes i të gjitha proceseve përparimtare të shoqëris dhe popullit që i takon. Intelektualët e vërtet, duhet gjithmonë të argumentojnë të vërtetën për interesin e përgjithshëm…. Të besojmë dhe urojmë, se këta “intelektual” do reflekojnë, veprojnë, punojnë dhe do merren, kryesisht me punë mendore për interesin e përgjithshëm! Koha për bashkim, jo për ndarje dhe linçim…. Vetëm duke mbrojtur, simbolin kombëtar shqiptarë UÇK-ës, dhe Republikën dalim të fituar. Reagimi i bashkrenduar, i tregon botës mbarë, se ne jemi të bashkuar! OVL-ës, nuk është e ashtuquajtur! Organizata e veteranëve të luftës, është pjesë e simboli kombëtar shqiptarë UÇK-ës. Ata, dikur të bashkuar, rreth flamurit kuq e zi, në mbrojtje të Atdheut, të gatshëm për të dhënë, jetën për lirinë që ne sot po e shijojmë. Gjaku i derdhur dhe gjymtyrët e dëmtuara të ushtarëve të lirisë, duhet t’na bashkojnë, jo t’na ndajnë dhe përçajnë. Të gjitha organizatat, e dalura pas luftës nga UÇK-ës janë populli, dikur të bashkuar Atdheun për ta çliruar. Linçimet dhe fyerjet, ndajë njëri tjetrit, krijojnë ndarje dhe huti! Nëse hapim tema rreth së shkuarës dhe të tanishmes, atëher do ta kuptojmë, se kemi humbur të ardhmen…. Politika, s’duhet të jetë lojë, apo bisnes serioz, duhet të jetë veprimtari serioze!…. “Bashkim dhe fuqi, jo ndarje dhe huti” Në mbrojtje, të Republikës dhe simbolit, kombëtar shqiptarë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! A duhet, arsyeja më trishtuese, të jetë shkakë për unitet dhe bashkim? Sigurishtë që jo! Të mos përsëritemi, me shkrime të njejta, po të veprojmë bashkë. Nga Akademia e shkencave dhe arteve, subjektet politike, presidenca, parlamenti, qeveria, institucionet universitare, institucionet kulturore artistike, federatat sportive, shoqëria civile dhe të gjitha shoqatat , nga të gjtha trojet shqiptare. Kujtoni dëshmorët e lirisë, kujtoni fëmijët tanë të masakruar dhe të djegur për së gjalli, kujtoni nënat dhe motrat tona të dhunuara dhe kujtoni, eksodin e vitit 1999…. Kujtoni dhe mos harroni! Dihet shumë mirë, ç’farë ndodhë, në një vend me ata njerëz, që harrojnë të kaluarën. Nuk duhet, shkencë dhe filozofi, duhet bashkim dhe unifikim.Të mos harrojmë!Gjenocidi serb ndaj civilëve shqiptarë të Kosovës është shekullor, i pandërprerë, i organizuar, orkestruar dhe i drejtuar, nga strukturat më të larta shtetërore serbe dhe jugosllave.“Gjenocidi është mohim, i të drejtës për ekzistencë njerëzore, sikurse vrasjet që janë mohim i të drejtës për jetë të qenieve njerëzore individuale”1. Qëllimi e arsyeton mjetin! 2. Ku janë çlirimtarët, aty dyshohet më tepër! 3. Të jesh i ditur, nuk mjafton, dituria duhet aplikuar! 4. Kënaqësia më e madhe në jetë, është kënaqësia e të kuptuarit!“Bashkimi e sjellë fuqinë, fuqia e sjellë lirinë, liria e sjellë demokracinë”!….. Disa, s’kanë mundur as me paramendu, se çlirimtarët e UÇK-ës, munden armikun serb me e luftu!…..

Leave a Reply

Your email address will not be published.

%d bloggers like this: