Gucati: Serbia dërgoi listë të re në Interpol, një veteran i UÇK-së u ndalua në Shqipëri

0

     Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL të UÇK-së), Hysni Gucati, ka bërë të ditur se një veteran i UÇK-së është ndaluar sot nga Policia në Shqipëri, pas dërgimit në Interpol të një liste ku përfshihet edhe emri i tij, njofton Insajderi.

Përmes një shkrimi në Facebook, Gucati u ka kërkuar veteranëve të UÇK-së që të mos dalin nëpër shtetet tjera, pasi, sipas burimeve të organizatës së tij, Serbia ka dërguar në Interpol një listë me emra të ish-pjestarëve të UÇK-së.

Guacti ka kërkuar nga Shqipëria ta lirojë sa më parë veteranin Murtez Kastrati.

“… deri sa do të vazhdojnë kështu duke u maltretuar në këtë formë njerëzit që dhanë çdo gjë që ne sot ta kemi shtetin, veteranët ende nuk janë në gjendje të lëvizin të lirë, Qeveria e Kosovës sa me parë duhet të marrë masa në këtë drejtim dhe të mos kemi më raste të tilla”, ka shkruar Gucati. /Insajderi.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *