Historiku i Dëshmorit Besnik R. ÇOÇAJ-sypatremburit e atdhetarit të devotshëm

0

Besnik Çoçaj u lindë me 25.01.1981 nga prindërit Rexhep dhe Tahe Çoçaj. Shkollën fillore e kreu ne vendlindje,në Fsh. Gjonaj te Hasit, ne pamundësi për te vazhduar shkollimin e mëtutjeshëm, është marre me zejen e babait, pra punoi si mekanik po ne fsh. Gjonaj. Ne kohen kur okupatori Serb filloi maltretimet, vrasjet, burgosjet e popullsisë te Kosovës, një fat te tillë e pati edhe Besniku , pra edhe pse shumë i ri ne moshe hiq me shumë se 18 vjeçar e ndjeu ne lëkuren e tije ketë represion, si shumë te rinj Kosovar punoj ilegalisht ne ndihme te Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës.

Fillimisht u angazhua ne përcjellje, vëzhgim dhe lëvizjen e forcave serbe ne territorin e fsh. Gjonaj-Gorozhup, pasi punonte si mekanik dhe punëtorin e kishte ne skaje te rrugës.

Bashke me Rexh Duraj,Liman Duraj, Man Karavidaj, Baki Karavidaj e te rinj te tjerë te fshatrave te Hasit, kur filloj bartja e armatimit nga fsh. Kojushi dhe Mazrreku , bënin sigurimin e rrugës nga kalonin automjetet për te cilat bartnin armatimin për ne zonat e luftës.

Kur forcat ushtarake-policore e paramilitare serbe filluan operacionin për djegien e shtëpive te fshatrave te këtij rajoni popullata dhe i gjithë grupi i tij te veprimit dolën ne male për te i ikur te keqes qe po ndodhte. Edhe gjate ditës se qëndrimit ne male Besniku nuk e ndaloi veprimtarin e tij vazhdimisht bënte roje dhe vëzhgonte lëvizjet e forcave serbe, ku ishte ne kontakte dhe i lajmëronte per çdo gjë udhëheqësit e fshatit.

Me datën 30-Mars-1999nga forcat ushtarake-policore serbe u dëbuan e grithe popullata e fshtatrave Gorozhup, Planej dhe Milaj u vendosën ne Gjonaj kurse te nesërmen me 31-Mars-1999 përsëri erdhi urdhri qe e gjithë populli i gjithë këtyre fshatrave te largohen nga shtëpitë e tyre dhe te nisen për në Shqipëri. Po ketë dite dmth me 31-Mars-1999 i ndjeri ishte ne fsh. Mazrek me grupin e tij duke i percjellur veprimet e forcave serbe ku edhe u kapen nga këto forca, te veshur kishte çizmet ushtarake, xhamadanin,revolen e municionin çka?, forcave Serbe i’u mjaftoi për ta arrestuar dhe pastaj maltretuar duke kërkuar nga ai qe te tregonte për veprimtarin e shokëve te tij. Forcat serbe kishin vendosur një Post bllok afe shkollës fillore “Pjeter Mazrreku” ne Mazrek dhe gjate tere kohës sa kalonin kolonat e te larguarve te fshatrave Kojush Gorozhup e Mazrek i ndjeri rrehej e maltretohej ne mënyre mizore te mundshme para gjithë fshatareve , po ketë dite afër mbrëmje dërgohet ne një pjes mali te fsh Mazrek dhe e vrasin ne mënyre ç’njerëzore. Tre muaj Gjyshi i tij kujdesej për trupin e pa jete. Pas kthimit te popullatës sone u be varrimi i tij me 20qershore 1999, me nderime ushtarake, te udhëhequr nga Bashkim Mallaku, ne urdhër te Brigadës 126 , e cila ne atë kohe ishte e vendosur ne Rugove te Hasit.

Edhe pse Besniku nuk e shijoi kurrë aromën e te qenurit i lirë , ra për te mos vdekur kurrë ne altarin e lirisë dhe sot mburremi dhe jemi krenar qe patëm arkitekt te lirisë dhe jetojmë te lire fale sakrificave te tyre e një prej tyre ishte dhe Besniku Deshmor i Kombit shqiptar.

BESNIKU qe i qëndroi Besnik atdheut deri ne fund te jetës se tij.

I pavdekshme je ti dhe veprimtaria jote.

LAVDI!/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *