Ju prezentojmë poeten:Rovena SHUTERIQI

0

Qielli u përflak

E pe? Edhe qielli u përflak!

Dielli nga zilia, u fsheh prapa malit.

Kur ti më dhuroje puthje pamatë,

natyra përreth u turpërua, hënën, të zbehtë shfaqi.

Dhe muzika buçiste, çante terrin e zi ngado!

Bulkthat, kukuvajat, në grykë heshtjen mbajtën.

Rrugët hapeshin horizontit tej e ndanë.

Unë dhe ti, zotër të një nate magji.

_________________

Mos ma rrënqeth trupin

Mos ma rrënqeth trupin me vështrimin tënd hokatar!

Mos bëj të m’lotojnë sytë nga çmenduria për ty!

Thuamë, se edhe për ty jeta s’ka kuptim, kur largësia na ndan!

Këndomë me zërin tënd, fjalët që kaq shumë i dëshiroj!

Ah, ai dialekti yt i veçantë, që tejkalon edhe magjinë!

Ai muzikalitet ndjenjash që konkuron edhe meloditë më virtuoze!

Përse nuk na besojnë, se dashuri si kjo e jona as perëndive s’u takon!?

Ne jemi dy njerëz të veçantë, që kemi lindur për të vdekur me dashurinë për njëri-tjetrin!me vështrimin tënd hokatar!

Mos bëj të m’lotojnë sytë nga çmenduria për ty!

Thuamë, se edhe për ty jeta s’ka kuptim, kur largësia na ndan!

Këndomë me zërin tënd, fjalët që kaq shumë i dëshiroj!

Ah, ai dialekti yt i veçantë, që tejkalon edhe magjinë!

Ai muzikalitet ndjenjash që konkuron edhe meloditë më virtuoze!

Përse nuk na besojnë, se dashuri si kjo e jona as perëndive s’u takon!?

Ne jemi dy njerëz të veçantë, që kemi lindur për të vdekur me dashurinë për njëri-tjetrin!

_________

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *