Kadaj-Bujupi: I mbajta më shumë se 100 ditë burg që e kundërshtova Asociacionin

Ish-deputetja Donika Kadaj Bujupi thotë se për shkak të veprimeve që i ka bërë kundër implementimit të Asociacionit, ajo ka qëndruar për më shumë se 100 ditë në burg.Kadaj Bujupi në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se është e kotë që ta përsëris se sa i dëmshëm është Asociacioni.Ajo madje thotë se si pasojë e dënimit që e ka pasur lidhur me këtë, nuk iu është lejuar të kandidojë për deputete.

“Unë mbi 100 ditë i kom mbajtë burg kundër Asociacionit, sigurisht që mendoj se është gabim. I kom gjashtë aktakuza që janë ende në proces, kundër Asociacionit. Është e kotë me dhënë interpretimin tem përsëri se sa i dëmshëm është se të gjithë e dimë.Ka më shumë se 10 vjet që kemi rezistu. Unë kam mbet pa hy në Kuvend, për shkak të dënimit që e kom pas, për shkak të veprimeve të mija kundër Asociacionit”.Sa i përket Asociacionit, Kadaj Bujupi thotë se një autonomi do të kish qenë defunksionalizim i shtetit të Kosovës.“Një autonomi kish me qenë defunksionalizim i shtetit. Nuk duhet me pas frikë, por duhet të jemi vigjilent më shumë, dhe të kemi përkushtim më të madh”.