Kryeministri Kurti reagon pas protestës së veteranëve, fton organizatat në takim

0

Sot shënohet 22 vjetori i Ditës së Paqes në Kosovë. E pikërisht gjatë ditës është mbajtur aktivitet protestues për shkak të, fyerjeve që po bëhen ndaj UÇK-së dhe si përkrahje ndaj çlirimtarëve që gjenden në Dhomat e Specializuara në Hagë.Kjo protestë duket se ka arritur një efekt. Kjo pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar në takim organizatat e veteranëve.Siç shkruan inFokus, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar në takim në orën 15 e 30 Xhevdet Qeriqin, udhëheqës i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së.Temë e takimit raportohet se do të jenë pikërisht shqetësimet fundit të veteranëve.Kujtojmë se sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është mbajtur aktivitet protestues përmes artit, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së.Ideatori i këtij aktiviteti, Besart Gashi ka paraqitur figurat e ish drejtuesve të UÇK-së, të cilët po mbahen në paraburgim nga Specialja në Hagë, si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, e të tjerë.Sekretari i OVL-së, Faton Klinaku tha se populli i Kosovës po përballet me shumë sfida, për shkak se EULEX, UNMIK, e tani edhe Specialja kanë gjykuar dhe po gjykojnë vetëm shqiptarët, dhe jo serbët për krimet e kryera në Kosovë.“Lufta e UÇK-së që kulmoi me Kosovën shtet është vetëm një pjesë e realizimit të qëllimit. Sot populli përballet me shumë sfida. UNMIKU e EULEX-i akuzuan e gjykuan vetëm shqiptart. Specialja gjykon vetëm shqiptarët por jo krimet e masakrat e kryera nga serbët. Themeluesit e udhëheqësit të UÇK-së gjenden prapa grilave në Hagë sepse po gjykohet lufta jonë dhe jo krimet e serbëve”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *