Kryetari Totaj,propozon që biblioteka të mbajë emrin e Prof. Dr. Zahadin Shemsedinit.

       Me kënaqësi prita sot familjarët e të ndjerit Prof. Dr. Zahadin Shemsedini, ish-rektor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, ish-drejtor i Arsimit në Prizren dhe personalitet i shquar i arsimit, shkencës e letrave. Me këtë rast, i njoftova se kemi vendosur që Biblioteka Komunale të mbajë emrin e tij, në shenjë nderimi dhe mirënjohjeje për kontributin e jashtëzakonshëm që ai dha ndër vite në shoqëri.Me propozimin tim, kjo çështje do të procedohet për miratim në seancën e radhës të Kuvendit Komunal, duke përjetësuar kështu emrin dhe veprën e Prof. Dr. Zahadin Shemsedinit, i cili la gjurmë të pashlyeshme në historinë e arsimit dhe jetës publike të Prizrenit./QendraPress/