Lajm i mirë; -Vetëm një rast pozitiv me coronavirus brenda 24 orëve

                    Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se asnjë person i infektuar me COVID-19 nuk ka ndërruar jetë.  Vetëm një person raportohet të ketë dalë pozitiv me coronavirus. Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 32 mostra të dyshuara për COVID-19.Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 7 persona që kanë fituar betejën me COVID-19 .Numri i përgjithshëm i rasteve aktive është 41.