LDK-ja në Prizren shënoi 33 vjetorin e themelimit

Dega e LDK në Prizren, të dielën ka shënuar 33 vjetorin e themelimit. Pjesë e shënimit të përvjetorit të radhës së këtij subjekti politik në Prizren, ishin drejtuesit më të lartë partiak, anëtarë dhe simpatizantë të saj.

Kreu i degës, Driton Selmanaj, tha se LDK ishte partia e parë politike e cila hapi rrugën e pluralizmit politik në mbarë Evropën Juglindore, dhe shtoi se, shtëpia e jonë politike ka hyrë në historinë shqiptare duke u shndërruar në lëvizje gjithëpopullore duke vënë gurin e parë të themelit për Kosovën e lirë dhe demokratike, duke u udhëhequr nga lideri historik, Ibrahim Rugova. Ndërkaq, kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, kërkoi më shumë unitet brendapartiak në këtë përvjetor, që në të ardhmen LDK të qeverisë me vendin për t’ia dhënë drejtimin e duhur Kosovës.Në këtë manifestim, është vlerësuar kontributi madh që kanë dhënë në etapa të ndryshme zyrtarë dhe aktivistë të shumtë të këtij subjekti politik.Edhe në këtë përvjetor për fat të keq  as që iu ishte bërë ftese themelueësve të kësaj dege  dhe që së paku për një dekadë të vështirë e avansuan këtë subjekt poltikë duke e beërë edhe si  lëvizje githëpopullore. Kurse tani udhëheqës aktual as që i dijnë se kush ishin dhe cilat peripeci i paten ata .për ta sjellë ketë subjekt deri ne ditët e sotme./qendrapress,com/