Liria mposht Istogun, fiton tri pikë të rëndësishme

                        Skuadra nga Prizreni, FC Liria ka fituar tri pikë të rëndësishme në xhiron e 24-të të Viva Fresh Ligës së Parë, grupi A.Prizrenasit e mposhtën në shtëpi Istogut me rezultatin e thellë 5-2.Për vendasit në këtë ballafaqim shkëlqeu Prins Tijueza i cili shënoj tre gola.Dy golat e tjerë i realizuan Astrit Berisha dhe Blendi Memaj.Dy golat për Istogun i shënuan Eldar Kelmendi dhe Dion Berisha.Më këto tri pikë të reja, Liria barazohet me Feronikelin`74 në krye të tabelës me nga 47 pikë. Feronikeli`74 në fundjavë ndeshet me Drenasin